Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Madonna, tifozja speciale që i solli fat Portugalisë

Në stadiumin Da Luz të Lisbonës Portugalia kishte edhe një tifoze speciale që u solli fat luzitanëve në duelin ndaj Zvicrës. Në shkallët e impiantit të Benficës për të ndjekur ndeshjen që përfundoi me fitoren 2-0 në favor të kampionëve të Europës, ishte edhe mbretëresha e muzikës pop, Maddona. 59-vjeçarja nga Michigani e cila prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Lisbonë nuk mund ta humbiste këtë duel kaq të rëndësishëm për fatet e përfaqësues luzitane.

 

Në Lisbonë, Maddona është zhvendosur për të ndjekur ëndrrën e djalit të saj 11-vjeçar David i cili synon të bëhet një futbollist profesionist teksa aktualisht aktivizohet me të rinjtë e Benficës. Prania e këngëtares dhe aktores amerikane në stadium ka qenë një stimul më shumë për Cristiano Ronaldon me shokë për të bërë një figurë të mirë ndaj Zvicrës.

   

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...