Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Madridi nën ethet e derbit, Griezmann përballë Ronaldos për t’u mbyllur gojën kritikëve

Madridi nën ethet e derbit. Atletico i Madridit dhe Reali i Madridit  po kryejnë përgatitjet e fundit përpara se të zbresin në fushën e blertë për të zhvilluar një 90 minutësh spektakolar. Tre pikë për t’u mos u shkëputur akoma edhe më shumë nga Barcelona kryesuese. Stadiumi Wanda Metropolitano do të jetë i tejmbushur për të ndjekur këtë super përballje. Sezonin e kaluar Los Colchoneros arkëtuan 1 milionë e 500 mijë euro nga shitja e biletave për këtë ndeshje, ndërkohë këtë herë fitimet pritet të jenë edhe më të mëdha. 65.000 të pranishëm pritet të jenë në shkallët e impiantit . Pjesëmmarrje rekord!  Në qëndër të vëmendjes në radhët e Realit do të jetë Cristiano Ronaldo. Sulmuesi mesa duket nuk po kalon një moment të mirë, këtë fakt e reflektojnë edhe statistikat që ai regjistron. Vetëm një gol në shtatë takimet e fundit. Atletico është viktima e preferuar e portugezit. Ndaj tyre ylli i Los Blancos ka arritur të shënojë 21 gola në 29 përballje në të gjitha kompeticionet. Nën drejtimin e Diego Simeones, Los Colchoneros kanë fituar 4 nga përballjet ndaj rivalit të përjetshëm. Në radhët e Atleticos pritet të japë një ndihmesë të madhe sulmuesi i Antoine Griezmann i cili në kampionat gjithashtu nuk po kalon një moment pozitiv. Goli për të mungon që prej datës 27 shtator.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...