Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Magani: Barazimi nuk mjafton, por mungoi entuziazmi

Trajneri i Teutës pranoi se barazimi me Laçin nuk mund të pranohet, por nisur nga rrethanat në të cilat u përgatit kjo sfidë, mund të konsiderohet si një pikë kthese.

“Natyrisht që nuk jemi të kënaqur me barazimin, por mund të konsiderohet si një pikë kthese, sepse vinim pas 4 humbjesh dhe disa problemesh të tjera brenda ekipit. Nuk është aspak e lehtë të përgatitësh skuadrën në të tillë atmosferë, pavarësisht se u mundova të punoj me anën psikologjike të futbollistëve”, tha Magani.

Gjithsesi Magani tregohet i sinqertë, teksa pranon se barazimi ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide, pasi asnjë nga skuadrat nuk bëri mjaftueshëm për të marrë 3 pikët. Trajneri i Teutës tha se po pret merkaton e janarit, për të përforcuar ekipin veçanërisht në repartin e mbrojtjes, pasi ka pësuar plot 17 gola deri tani.

“Mendoj se duhet të arnojmë repartin e mbrojtjes, sepse kemi pësuar shumë gola. Është ndoshta dobësia e këtij reparti që na ka sjellë në këtë gjendje, duke humbur shumë pikë, por sezoni është ende i gjatë dhe do të kemi mundësi të rikuperojmë”, u shpreh trajneri i Teutës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...