Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Magani jep dorëheqjen, i biri është i lumtur

Gugash Magani dha dorëheqjen nga drejtimi i Teutës, pas humbjes së sotme ndaj Lushnjës, por një tjetër Magan, djali i trajnerit peqinas, është i lumtur. Endri Magani luan për skuadrën e Lushnjës dhe sot ishte pjesë e formacionit që mundi Teutën dhe detyroi babain e tij të japë dorëheqjen nga ekipi i durrsakëve.

“Më vjen mirë që gjetëm fitoren e parë, ndonëse e kemi merituar edhe herë të tjera, të marrim pikë, por na kanë penalizuar vendimet e gjyqtarëve. Sot bëmë një ndeshje të mirë dhe mendoj se nëse luajmë si ndaj Teutës, mund të arrijmë objektivin tonë, që është qëndrimi në Superligë”, tha ai.

Endri Magani nuk i shpëtoi as pyetjeve në lidhje me dorëheqjen e të atit, teksa tha se kjo nuk është ndonjë dramë e madhe, pasi futbolli i njeh edhe këto.

“Në mbrëmje do të jem në shtëpi me babain dhe sërish do të flasim për futbollin. Nuk besoj se ishte ndonjë dramë dorëheqja e tij, sepse në futboll këto janë gjëra normale. Ai ka punuar mirë në Durrës, por ndonjëherë rezultatet nuk vijnë pavarësisht asaj që jep në fushë”, u shpreh Endri Magani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...