Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Magani: Kjo fitore na jep besim, kemi gabuar në merkato

I kënaqur me tre pikët por jo plotësisht me lojën e skuadrës së tij. Në intervistën e tij për Supersport pas suksesit 3-2 ndaj Luftëtarit trajneri i Teutës, Gugash Magani theksoi se kjo fitore do ti rikthejnë besimin skuadrës së tij.

“ Nëse i referohemi fazës së parë nuk është e njëjta situatë. Kishim shumë ndeshje që nuk merrnin një fitore dhe në minutat e fundit presioni u ndje te skuadra ime edhe pse rezultati ishte 1-3 në favorin tonë. Megjithatë jam i kënaqur me 3 pikët pasi mbi të gjitha kjo fitore do të na shërbejë për të na rikthyer besimin”.

Magani e pranoi se Teuta ka gabuar me afrimet në merkato, ndërsa vlerësoi fazën sulmuese të skuadrës dhe sidomos futbollistin boshnjak Dedic i cili realizoi dy gola ndaj Luftëtarit.

“ Kemi gabuar në merkato dhe këtë më duhet ta pranoj. Tashmë nuk kemi se cfarë të bëjmë veçse të bazohemi te këta futbollistë dhe të marrim më të mirën nga ata deri në fund të dhjetorit për tu fokusuar më pas te merkato. Një skuadër që shënon në çdo ndeshje mendoj që funksionon. Jemi një skuadrat e para që kemi shënuar më shumë por edhe pësojmë. Luajmë mirë në sulm por kemi probleme në mbrojtje. Dedic është një lojtar kyç i skuadrës, ai është një futbollist që luan pas dy sulmueseve, dua ta komplimentoj për paraqitjen sepse ishte lojtari më i mirë në fushë sot”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...