Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Magani largohet nga Teuta, drejtimin e merr Stavri Nica

Mungon vetëm komunikimi zyrtar, që Gugash Magani të largohet nga drejtimi i skuadrës së Teutës. Trajneri peqinas nuk ka drejtuar seancën e sotme stërvitore të bregdetarëve, ndërsa pritet të zyrtarizojë largimin e tij nga skuadra që drejton prej më tepër se një viti.

Ndërkohë, pritet që vendin e Maganit te Teuta ta zërë pikërisht Stavri Nica, që do të ndihmohet nga Ilir Biturku. Nica drejtoi Laçin në javët e para të Superiores, ndërsa më pas dha dorëheqjen, për shkak të kontestimeve që kishte për merkaton e kryer nga klubi.

Nga ana tjetër, Magani pritet të marrë drejtimin e Partizanit, por ende askush nga palët nuk e pranon zyrtarisht këtë hipotezë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...