Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Magani: Objektivi i Teutës, Europa

Sezonin e kaluar në kampionat Teuta nuk mundi të sigurojë dot një vend në Europë, shkak dhe e një nisje të dobët, me Maganin që mori detyrën vetëm në fund të tetorit. Këtë vit trajneri është në krye që në fillim të sezonit dhe  nga Ohri ku skuadra është grumbulluar për fillimin e sezonit të ri, objektivi është i qartë, të ngjisë Teutën drejt Europës.

“Unë kam drejtuar dhe më parë Teutën, dhe në rastet e mëparshme kemi mundur të kualifikohemi në Europë. Të njëjtën gjë do të kërkojmë të bëjmë dhe këtë sezon. Objektivi ynë është i qartë të jemi mes skuadrave që do të kualifikohen në kompeticionet europiane. Nuk do të jetë e lehtë sepse rivalët janë përforcuar gjithashtu ndaj ne duhet ta fitojmë këtë vend në fushën e lojës.”

Magani ka analizuar me detaje dhe të gjithë afrimet e reja në ekip, duke nisur nga Mocka, Lena, të rinjtë si Bilali por dhe afrikët e ardhur së fundmi te durrsakët ndërsa shpalli dhe kapitenin e tij të ri.

“Mocka ka qenë dhe më parë pjesë e ekipit, mbaroi kontratën dhe rinovoi përsëri. Lenën e njoh mirë sepse e kam drejtuar dhe te Flamurtari dhe është lojtar me personalitet dhe për këtë arsye i kam dhënë shiritin e kapitenit. Kemi marrë nga Elbasani një futbollist të ri shumë cilësor si Bilali që besoj se ka shumë të ardhme ndërsa afrikanët kanë ende probleme fizike, pasi nuk janë në formën e duhur fizike por deri në fillimin e sezonit do të përshateten dhe jam i sigurtë se do të jenë në formë optimale për fillimin e kampionatit.”

Një Teutë me qëllime të qarta, me Maganin që në fund të kampionatit shpreson t’i gëzohet objektivave të rëndësishëm.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...