Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Magani te Trepça ’89, objektiv mbrojtja e titullit kampion

Gugash Magani është zyrtarisht trajner i Trepçës ‘89 në Vala Supërligën e Kosovës. Pasi u largua nga Teuta për shkak të ecurisë së dobët, trajneri peqinas do ta vijojë karrierën në futbollin kosovar, aty ku drejtojnë aktualisht edhe Bledi Shkëmbi dhe Hasan Lika. Magani do të punojë bashkë me Sabit Osmanin, Klodian Dervishin dhe Enver Salihun. Presidenti Abedim Zeka pritet të mbyllë shumë shpejt çështjen e akomodimit gjatë fazës përgatitore të janarit, që do të zhvillohet në Turqi, ndërsa në ditët në vijim do të bëhen të ditur edhe emra e kundërshtarë në miqësoret që do të zhvillohen në Antalia. Trepça ’89 synon të mbrojë titullin kampion me Maganin trajner, ndërsa aktualisht ndodhet ne vendin e 7-të me 27 pikë, 7 më pak se Llapi kryesues.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...