Kupa e Italisë

“Magjia” e Bajramit nuk mjafton, Interi mposht Empolin në shtesa dhe kap çerekfinalet!

Ashtu si ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë, edhe në sfidën e raundit të 1/8 të Kupës së Italisë, Interi vuajti por në fund shtesat i buzëqeshën skuadrës zikaltër që fitoi 3-2 pas 120 minutash lojë duke avancuar në çerekfinalet e këtij kompeticioni aty ku do të përballet me fituesen e çiftit Roma-Lecce. 

Në San Siro sfida nisi keq për zikaltrit që humbën Joaquin Correan për shkak të një dëmtimi muskulor pas vetëm 5 minutash, megjithatë zëvendësuesi i argjentinasit, pikërisht kiliani Alexis Sanchez ishte ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 13-të pas asistit që mori nga Dumfries.

Gjithsesi reagimi i Empolit nuk mungoi dhe pas një ore lojë në “San Siro” fluturoi “shqiponja kuqezi”, pasi Kristijan Asllani mesfushori i Shpresave që ishte titullar në këtë ndeshje asistoi për Nedim Bajramin i future në fushë në pjesën e dytë ashtu si Ardijan Ismajli.

Mesfushori i kombëtares e stopoi bukur topin dhe me një goditje fluturimthi mposhti portierin rumun të Interit Radu. Në të 76-ën i pafat Radu që devijoi goditjen e Cutrones në portën e tij pas topit të kthyer nga traversa me Empolin që mori avantazhin.

Toskanët i shkuan shumë afër triumfit dhe surprizës së madhe në San Siro por në minutën e 91-të ishte kapiteni Andrea Ranocchia ai që vendosi sërish baraspeshën me një gol spektakolar duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Në shtesën e parë në minutën e 104, Stefano Sensi, 10 minuta pasi kishte hyrë në fushë shënoi edhe golin e përmbysjes së madhe për Interin që ruajti epërsinë deri në fund duke u kualifikuar në çerekfinale.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

Premier League 2021/2022

PWDLGFGADifPts
1Manchester City
37
28
6
3
96
24
+72
90
2Liverpool
36
26
8
2
89
24
+65
86
3Chelsea
36
20
10
6
73
31
+42
70
4Tottenham Hotspur
37
21
5
11
64
40
+24
68
5Arsenal
37
21
3
13
56
47
+9
66
6Manchester United
37
16
10
11
57
56
+1
58
7West Ham United
37
16
8
13
59
48
+11
56
8Wolverhampton Wanderers
37
15
6
16
37
40
-3
51
9Leicester City
36
13
9
14
57
57
0
48
10Brighton & Hove Albion
37
11
15
11
39
43
-4
48
11Brentford
37
13
7
17
47
54
-7
46
12Newcastle United
37
12
10
15
42
61
-19
46
13Crystal Palace
36
10
15
11
47
43
+4
45
14Aston Villa
36
13
5
18
49
50
-1
44
15Southampton
36
9
13
14
41
61
-20
40
16Everton
36
10
6
20
39
59
-20
36
17Leeds United
37
8
11
18
40
78
-38
35
18Burnley
36
7
13
16
32
50
-18
34
19Watford
37
6
5
26
33
75
-42
23
20Norwich City
37
5
7
25
23
79
-56
22


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency