Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Magjistarët dhe lutjet japin efekt, Mane grumbullohet në Kupën e Botës

Aliou Cisse ka publikuar listën e Senegalit për Botërorin Katar 2022. Trajneri 46-vjeçar, i cili rinovoi me kampionët e Afrikës deri në vitin 2024, ka grumbulluar edhe Sadio Mane, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen Bayern Munchen-Werder Bremen (6-1).

Sulmuesi lëndoi tendinën dhe rikuperimi i tij i plotë është i vështirë, por Cisse ka vendosur ta marrë me vete në Katar me shpresën se 30-vjeçari do të japë kontributin e tij me “Luanët e Terangës”.

Ne do të përdorim magjistarët tanë (marabutët), do të lutemi për rikuperimin e tij. Shpresojmë për një mrekulli, pasi Sadio duhet të jetë me çdo kusht në Botëror“, deklaroi Fatma Samoura, sekretarja e Federatës Senegaleze të Futbollit.

“Duhet të jetë me çdo kusht”, Senegali u beson magjistarëve për të rikuperuar Mane

Senegali është pjesë e grupit A me vendasit e Katarit, Holandën dhe Ekuadorin. Skuadra afrikane do të luajë takimin e parë në Katar në 21 nëntor përballë tulipanëve të Holandës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...