Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Maignan: Harrojeni Donnarummën, tani nis historia ime

Epoka Donnarumma te Milani ka përfunduar pas 6 sezonesh, pasi gardiani italian vendosi të transferohej te Paris Saint Germain, ndërsa portën e kuqezinjve tani e në vijim do ta mbrojë francezi Mike Maignan.

Ky i fundit ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka treguar si nisën negociatat për transferimin te Milani dhe emocionet e ditëve të para të punës nën urdhrat e Piolit, teksa ka garantuar se do të bëjë të harrohet Donnarumma.

Zëvendësimi i Donnarummës – Te Milani është bërë gjithmonë një punë shumë e mirë me portierët, por natyrisht që edhe Donnarumma ka bërë mirë punën e tij. Tani nis historia ime dhe jam gati të bëj maksimumin.

Negociatat me Milanin – Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme kur mora telefonatën nga Maldini dhe ndonëse isha i përqendruar të bëja më të mirën me Lille, çuam përpara negociatat. Pritëm edhe ecurinë e situatës së Donnarummës, teksa në momentin e duhur hodhëm edhe firmën mbi kontratë. Më kontaktuan edhe nga Roma, por zgjodha të luaj për Milanin.

Ditët e para të punës dhe Seria A – jam pritur shumë mirë dhe kam ndjerë menjëherë një atmosferë shumë të bukur. Seria A është shumë impenjative dhe mund të përmirësohem edhe më shumë, por puna e portierit ka mbetur pak a shumë e njëjtë. Sigurisht që kërkohen aftësi në lojën me këmbë, por detyra kryesore mbetet në presësh në portë.

Diferenca mes Galtier dhe Piolit – Është e vështirë të bësh krahasime mes tyre, pasi janë dy trajnerë që përgatisin shumë intensivisht skuadrën dhe kanë ide të qarta për lojën. Na pret një sezon shumë impenjativ, ku do të synojmë të bëjmë sa më mirë dhe duhet ta përballojmë me intensitet e përqendrim maksimal.

Dida si trajner portierësh – ka qenë një portier i madh, që ka bërë gjithashtu një karrierë të jashtëzakonshme, ndaj është kënaqësi që do të stërvitem nga ai. Jam i sigurt që do të më ndihmojë të përmirësohem edhe më shumë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...