Milani nisi edicionin e ri në Champions League me një barazim pa gola ndaj Newcastle, teksa, më shumë se dy pikët e lëna, shqetëson edhe dëmtimi i dy titullarëve të formacionit të Stefano Piolit.
Fillimisht mesfushori anglez Ruben Loftus-Cheek dhe më pas portieri francez Mike Maignan kërkuan zëvendësim për probleme fizike, teksa padyshim gjendja e këtij të fundit është ajo që shqetëson më shumë.
Bëhet fjalë për një problem muskulor, teksa pritet që të mërkurën paradite të kryhen edhe ekzaminimet e specializuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit, me Piolin që u shfaq i shqetësuar pas ndeshjes.
Lexoni edhe:
- “Tërmet” te Marseille, trajneri Marcelino jep dorëheqjen
- Pasuesi i Flick, Gjermania gjen trajnerin e ri për Europianin e shtëpisë
- Edicioni i pestë i FSHF Sunday League / Hidhet shorti dhe përcaktohet kalendari i kampionatit amator 9×9
- Napoli fiton sigurinë në prapavijë, rikuperohet Rrahmani
“Mike ndjeu një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës dhe kërkoi zëvendësim. Ai thotë se është diçka e vogël, por jemi të shqetësuar deri në kryerjen e ekzaminimeve. Gjithsesi Sportiello hyri shumë mirë dhe gëzon besimin tonë”, tha Piolo.
Sa i përket Loftus-Cheek, bëhet fjalë më shumë për një tronditje, teksa që nesër anglezi do të provojë të stërvitet me skuadrën të paktën pjesërisht, për të qenë gati ëpr ndeshjen e fundjavës ndaj Veronës.
