Fitore bindëse e Mainz përballë Borussias së Moenchengladbachut në “Mewa Arena”, në sfidën hapëse të javës së 22-të të Bundesligës.
Skuadra e drejtuar nga Svensson e dominoi takimin, sidomos në pjesën e dytë. E hapi serinë e golave Lee Jae-Sung, i shërbyer nga da Costa D, ndërsa më fillimin e fraksionit të dytë thelloi diferencën Ingvartsen.
Lexo edhe:
- Lewandowski “me dy fytyra”, nuk bën diferencën në Evropë
- Welsey Sneijder: Ju tregoj anekdotën e Mourinhos me Materazzin
- Dëmtohet rëndë mesfushori në pronësi të PSG-së, humb sezonin
- Atmosferë derbi në Madrid, Ancelotti ka një kuriozitet për Simeonen
Mainzi nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe gjatë minutave në vazhdim realizoi edhe dy gola të tjerë me Ajorque dhe Weiper Nelson, për ta vulosur rezultatin në shifrat 4-0.
Për vendësit ishte fitorja e tretë radhazi në Bundesligë, që i katapulton në vendin e shtatë, me 32 pikë.
