Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Makinat do të vijojnë të garojnë me gomat Pirelli

Formula 1 dhe Pirelli do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Drejtuesit e “Liberty Media”-s, që kanë në pronësi këtë kampionat, dhe ata të kompanisë së furnizimit me goma të skuadrave të këtij kompeticioni, vendosën të rinovojnë kontratën mes tyre deri në vitin 2023, kontratë që u firmos pikërisht në Abu Dhabi, ku do të zhvillohet gara e fundit e këtij sezoni.

Pirelli mundi konkurrencën e Hankook për të fituar të drejtën për të qenë furnizuesi me goma i Formulës 1 edhe për 5 vitet e ardhshme. Tani, kompania italiane ka dy sfida përpara; të reduktojë numrin e setit të gomave për çdo skuadër, si dhe të krijojë goma 18-polëshe, që sipas rregullores do të përdoren duke nisur nga viti 2021.

Që në Botërorin e ardhshëm të Formulës 1, pilotët do të kenë në dispozicion 5, maksimumi 6 sete gomash, nga 7 që kishin aktualisht. Shefi ekzekutiv i Pirellit, Marco Tronchetti Provera nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për rinovimin e kontratës.

“Është një lajm i shkëlqyer. Ky akord i ri na lejon ta çojmë në 13 sezone praninë tonë në pista, në kohët moderne” tha Provera.

Në të njëjtën linjë me Proverën qëndron edhe presidenti i Formulës 1, Chase Carey, i cili tha se Pirelli është një partner i besueshëm për Formulën 1 që nga viti 2011, e për këtë arsye ai ishte shumë i kënaqur për marrëveshjen e arritur. Sipas tij, rinovimi me Pirellin garanton një stabilitet afatgjatë për sa u përket gomave, që janë një komponent i rëndësishëm i Formulës 1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...