Futbolli është kthyer në një industri që gjeneron miliarda dhe protagonistët e vërtetë të lojës, vetë futbollistët kanë mundësi të shijojnë të mirat e këtyre përfitimeve. Kjo vërehet edhe te futbollistët e Manchester City-t, të cilët kanë paga shumë të mira dhe i lejojnë vetes luksin që të disponojnë makina luksoze.
Të besuarit e Pep Guardiolës janë fotografuar teksa shkojnë në grumbullim, para ndeshjes së sotme ndaj Shakhtar Donetsk, për Champions League. Mercedes-Benz është marka më e preferuar e futbollistëve të City-t, por nuk mungojnë as Range Rover dhe Porche Cayenne.
