Pista e Monzas bëri ndryshimin për këtë Botëror të Formula 1, duke u kthyer në një skenë teatri me protagonistë Mercedes dhe Ferrarin. Në 3 shtator pikërisht në Monza, fati i keq për kokëkuqen dhe pilotin Vettel u bë bashkëudhëtar. Në Monza, Lewis Hamilton e mbylli garën me 7 pikë avantazh ndaj gjermanit Vettel, të cilit i duhej të tentonte në transfertën orientale, të merrte maksimumin në një pistë favorizuese si ajo e Singaporit. Por të gjitha pritshmëritë dhe parashikimet pozitive për Ferrarin morën fund në pistën e Singaporit, kur që të dyja njëvendëshet e skuadrës italiane bënë një vetvrasje sportive, duke i dhuruar Mercedesit dhe Hamilton avantazhin që i ngjiti në 32 pikë.
Gjithsesi, me 6 garat e mbetura deri në fund të sezonit, Ferrari transferohet në Malajzi në pistën e Sepang që premtonte të ishte shumë më mikpritëse për Mercedes, por jo edhe këtë herë nuk munguan surprizat. Me Vettel që u nis i fundit nga linja ne garën zyrtare sërish Ferrari tregoi të kishte shpjetësinë e një rakete edhe pse Mercedes kaloi në avantazhin e 34 pikëve. Shifrat janë katastrofike për Ferrarin dhe po kështu vijuan edhe në Suzuka, që lançoi rivalin e anglez drejt titullit të katërt Botëror, me një kryesim prej 59 pikësh ndërkohë që kanë mbetur edhe katër gara deri në kurorëzimin e tij. Ska më dyshime në vetëm një muaj, Ferrarin dhe Vettel bënë një harakiri!.
