Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mala: Dhamë maksimumin për fitoren, do jemi çdo javë në “Gol pas Goli”

Esat Mala ishte nga më të mirët në fushën e lojës për Partizanin, pasi shënoi edhe golin me vlerë 3-pikëshe, në transfertën e vështirë përballë Skënderbeut.

Mesfushori i talentuar prizrenas ka treguar një stabilitet dhe rritje të vazhdueshme të cilësisë së lojës së tij gjatë këtij sezoni, duke u shndërruar në një lojtar kyç për lojën e Gegës.

Thyet tabunë me Skënderbeun, ndërsa ju me Asanin, dukeni një dyshe që po funksionon mjaft mirë…
Po ishte një fitore e dëshiruar nga ana jonë. Nuk dolëm në lojën tonë më të mirë nga kushtet dhe fusha e vështirë. Gjithë ekipi ishte në komponim të mirë, luftuam dhe bashkëpunuam me njëri-tjetrin.

Dukesh i kënaqur kur shënon, por ku luan më mirë Mala? E keni provuar edhe portier?
Unë jam i gatshëm të ndihmoj ekipin ku të ketë nevojë dhe ku të më vendosë profesori.

Shumë shpejt besoj se nuk do të shohim më në Shqipëri, por jashtë…
Unë punoj çdo ditë që të ngre nivelin tim dhe të avancoj në karrierën personale. Por, për momentin rëndësi ka Partizani dhe jam i përqendruar të bëj më të mirën këtu.

Pas kësaj fitoreje, ju shqetëson më shumë Kukësi apo Teuta për titullin?
Mendoj se të dyja ekipet janë në nivel të njëjtë, nuk janë për t’u nënvlerësuar apo për t’u mbivlerësuar.

Rezultati 1-0 të mban në ankth deri në fund të takimit dhe ndoshta duhet të punoni më shumë për të mbyllur ndeshjet…
Varet edhe si shkon ndeshja, a ka kundërshtari raste apo jo. E rëndësishme është që dolëm me 3 pikë dhe në ndeshjet e tjera të rregullojmë këto çfarë mund të kemi bërë gabim. Besoj se do jemi deri në fund të sezonit do të marrim pjesë në intervista këtu. Nuk kemi ku ikim (qesh).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...