Abissnet Superiore

Mala: Kemi vuajtur psikologjikisht, gjysmën e mbetur të sezonit do të jemi shumë të fuqishëm

Partizani e nisi vitin me fitoren në transfertë 0-3 ndaj Egnatias, teksa një nga më të dalluarit në fushë ishte Esat Mala që realizoi golin e parë për të kuqtë. Mesfushori foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, teksa theksoi se skuadra ka vuajtur psikologjikisht rezultatet e dobta, ndërsa shton me bindje se Partizani do të jetë shumë i fuqishëm në gjysmën e mbetur të sezonit.

Çfarë ndryshoi te Partizani? “Ishte e rëndësishme ta nismin me tre pikë, shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë. Ka pasur dy apo tre ndryshime në merkato, por i njohim. Të gjithë janë angazhuar dhe kanë dhënë më të mirën nga vetja në çdo moment.

Kemi vuajtur psikologjikisht prej rezultatit, shfrytëzuam mundësitë dhe dhamë maksimumin. Jemi në një pozitë ku na duhen pikët, por duhet të mbajmë veten dhe të shfaqemi me emocione pozitive”.

Objektivat e vendosura nga drejtuesit? “Na kërkojnë maksimumin nga vetja dhe të kemi vazhdimësi. Tashmë, objektivi është ndeshja e radhës. Unë kam besim te ambienti, në këtë gjysëm të sezonit do të jemi shumë të fuqishëm”, u shpreh Mala.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency