Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mala në “FanZone”: Po stërvitemi “online”, dua një kampionat më të fortë

Mesfushori i talentuar i Partizanit he Shqipërisë U2, Esat Mala ishte sot në një lidhje direkte me emisionin FanZone në Supersport, nga qyteti i Prizrenit, ku edhe po kalon këto ditë izolimi për shkak të koronavirusit.

Si po i kaloni këto ditë izolimi?
Pak e vështirë në fakt, pasi po kalojmë shumë kohë brenda, por po mundohemi të stërvitemi online me trajnerët tanë, që na instruktojnë me ushtrime për kushtet e shtëpisë dhe monitorojnë zhvillimin e tyre.

Po fryma e grupit a ruhet kështu online?
Natyrisht që stërvitjet në fushë janë më cilësore në të gjithë aspektet, por edhe kështu kemi një komunikim të mirë me njëri-tjetrin. Unë personalisht flas më shumë me Belicën dhe Brojën, por kam marrëdhënie të mira me të gjithë.

Në Gjermani rinisi stërvitja. A mendoni se duhet bërë e njëjta gjë edhe në Shqipëri?
Nuk di të them, pasi këtë vendim duhet ta marrim njerëzit kompetentë. Ne për momentin po punojmë nga shtëpia dhe jemi gati për të zbritur në fushë, kur të na thonë se rreziku ka kaluar.

Mendoni se ndërprerja e kampionatit erdhi në momentin e duhur për Partizanin, pasi nuk po ecnit mirë në javët e fundit?
Në fakt nuk po kalonim një moment të mirë dhe nuk e di pse. Që prej humbjes në derbi, nuk po arrinim të kalonim atë ngërç psikologjik dhe shpresoj që pas kësaj ndërprerjeje të kthehemi më të qetë dhe më të motivuar.

Ku e sheh veten në të ardhmen?
Natyrisht që e shoh veten në një kampionat më të fortë, pasi jam i ri dhe kam ambicie për të ecur përpara në këtë sport. Nuk kam preference për kampionatet për momentin. Sigurisht që elita është ëndrra e çdo njeriu që merret me këtë sport, por unë dua t’i ngjis shkallët një e nga një.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...