Malaga ka marrë fitoren e parë, në këtoi 10 javë të La Ligës, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1, Celta Vigon. Vendasit kaluan në avantazh me anë të Adrien, në fundin e pjesës së parë, por Celta barazoi me Aspas, në të 76-ën.
Në minutën e 82-të, arbitri vërshëlleu një 11 metërsh në favor të Malagës, i cili u shndërrua në gol nga Recio. Pas kësaj fitoreje, Malaga le në fund Alavesin e De Biasit dhe shkon në kuotën e 4 pikëve.