Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Malaga refuzon ofertën e parë të Espanyolit për Keidi Baren

Keidi Bare duhet të shpëtojë Malagan nga kriza ekonomike. Prestigjiozja spanjolle AS shkruan sot se ekipi andaluz e ka nxjerrë në treg futbollistin e Kombëtares Shqiptare, por do ta shesë vetëm nëse vjen oferta e duhur për të. Në fakt, oferta e parë për 22-vjeçarin kuqezi ka mbërritur në zyrat e Malagas, por është refuzuar.

Espanyoli, tashmë i rënë në LaLiga2, ka ofruar më pak se dy milionë euro për kartonin e mesfushorit, shifër e cila nuk është bindëse për drejtuesit e Malagas.

Klubi “La Rosaleda” duhet të rregullojë bilancin, por kurrsesi nuk dëshiron të nxitohet në bisedimet për futbollistin me origjinë nga Lushnja. Bisedimet vazhdojnë e në një të ardhme të afërt palët mund të arrijnë marrëveshjen për kartonin e shqiptarit, i cili kërkohet edhe nga ekipe të tjera spanjolle.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...