Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Malçi e Miraka heronjtë e Bylisit, eliminohet Skënderbeu

Bylisi nxjerr jashtë Kupës së Shqipërisë Skënderbeun. Skuadra ballashiote barazoi 1-1 në Korçë në sfidën e kthimit të fazës çerekfinale dhe falë fitores minimale në “Adush Muça” arrin të presë biletën e fundit për në gjysmëfinale.

Miqtë e dhanë sinjalin e parë që në minutën e 7’ me Peposhin, të cilit ia mohoi golin portieri Dajsinani. Skënderbeu mori shumë shpejt frenat e lojës dhe pas disa përpjekjeve arriti të zhbllokonte takimin me Mensah në minutën e 34’, pas asistit perfekt të Imamit.

E pabesueshme ajo që ndodhi në fundin e pjesës së parë. Gjyqtari Enea Jorgji akordoi penallti për Bylisin, pas ndërhyrjes së Pëllumbit ndaj Mëllugjës, por para se të ekzekutohej 11-metërshi, e anuloi vendimin. Protesta të ashpra nga futbollistët miq. Jorgji nxjerr kartonin e kuq për zëvendëstrajnerin e Skënderbeut, Liçi, pas një përplasjeje të tij me lojtarët e skuadrës kundërshtare.

Gjatë pjesës së dytë, në një moment, Miraka bëri mrekullinë, duke i mohuar golin Dejvi Bregut (65’), dhe rreth 10 minuta më vonë erdhi goli i barazimit, i shënuar nga Malçi, që do të vlente kualifikimin për ekipin e Dovedanit. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura e festa në fund ishte për ballshiotët, që tashmë ëndërrojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...