Drejtori Sportiv i Milanit, Maldini deklaron se Rafael Leao mund të jetë një nga lojtarët më të mirë të momentit pasi sipas tij ka gjithçka për të qenë i tillë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Maldini theksoi se kur u bashkua me Milanin, në fillimet e tij Leao luante vetëm për të postuar video në “Instagram”.
Lexo edhe:
- Haaland, për titullin në sezonin debutues te City: Joreal, do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Nga kualifikimet europiane, te sukseset në kampionate/ Rekordet e trajnerit Ilir Daja!
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
“Leao është një talent i çmendur. Ai ka gjithçka çfarë duhet për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë. Ishte në stol te Lille dhe kur erdhi te ne i thash që luante për “Instagramin” e tij sepse postonte video të bukura me driblime, por më pas e mbylli sezonin me dy gola. Ne e ndihmuam atë të ndryshojë mentalitet. Një djalë kaq i talentuar duhet të punojë edhe më shumë se të tjerët për të shfrytëzuar talentin e tij.”-deklaroi ish-ylli i Milani.
