Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Maldini nxjerr zbuluar Cardinalen: Leaon nuk e pëlqenin, isha kundër shitjes së Tonalit

Paolo Maldini, i cili u largua nga posti i drejtorit teknik të Milanit në qershor, foli për aspekte të ndryshme të kohës së tij në klub si drejtor, përkatësisht mbi marrëdhëniet konfliktuale me drejtuesit, të udhëhequr nga CEO i RedBird, aksionari kryesor i klubit, Gerry Cardinale.

“Dëshira e Cardinales ishte të fitonte Championsin. I shpjegova se duhej një plan trevjeçar. Nga tetori deri në shkurt, përgatita me Ricky Massaran dhe një mikun tim konsulent 35 faqe strategji të qëndrueshme, ku përfshihej nevoja për një hap të madh në cilësi. Nuk mora asnjë përgjigje.

Në një vit me të, vetëm një bisedë dhe 4 mesazhe nga ai. Ai tha se duhet t’i besojmë njëri-tjetrit. I besova”, shpjegoi Maldini në një intervistë për gazetën “La Repubblica”.

Lexo edhe:

“Nga 35 blerjet, ata kundërshtuan atë të De Ketelaere, i cili ishte 21 vjeç. Kur zgjedhim djemtë e kësaj moshe, përqindja e dështimit është më e lartë. Ju duhet t’i prisni, t’i ndihmoni, t’i ushqeni, t’i korrigjoni. Pas tre muajsh punë, Boban, Massara dhe unë u thirrëm në Londër nga pronari dhe drejtori i përgjithshëm dhe ne u skualifikuam praktikisht. Ata nuk i pëlqenin lojtarë të tillë si Rafael Leão, Bennacer dhe Theo Hernández.”

Maldini shpjegoi gjithashtu se nuk donte që Sandro Tonali të largohej drejt Newcastle:

“Bëmë gjithçka që ishte e mundur që të mos largohej. Nuk ishim plotësisht kundër një shitjeje të madhe, por nuk kishte nevojë. Na u desh të debatonim ashpër me CEO-n dhe pronarët, madje as departamenti i skautizmit nuk e donte këtë.”

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...