Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Maldini pranon ardhjen e Rangnick: Nuk e di a ka vend për mua në Milanin e të ardhmes

Largimi i Maldinit zhgënjen kuqezinjtë
Largimi i Maldinit zhgënjen kuqezinjtë

Ditën e djeshme mediat italiane raportuan me siguri të plotë se Milani ka arritur akordin e plotë me gjermanin Ralf Rangnick, i cili pritet të vijë në pankinën kuqezi me kompetenca të trefishta, ato të trajnerit, drejtorit teknik dhe drejtuesit të stafit mjekësor.

Marrëveshja mes palëve është arritur tashmë dhe zyrtarizimi pritet të vijë vetëm në përfundim të ndeshjeve të kampionatit, ndërsa roli i trefishtë i Rangnick, duket se përjashton të ardhmen e Paolo Maldinit te Milani.

Në prag të sfidës së sotme ndaj Juves, ish kapiteni legjendar i Milanit nuk iu shmang dot pyetjeve në lidhje me atë çfarë po ndodh në kampin kuqezi, ndërsa pranoi se në atë që po ndërtohet, nuk e di ende nëse ka vend edhe për të.

“Nuk e di nëse ka më vend për mua në Milanin e ri, por tani dua t’i shkojmë deri në fund kampionatit dhe të marrim sa më shumë kënaqësi që të mundemi. Me Gazidis flas shpesh dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar, pasi në situata të tilla pritet fundi i sezonit. Megjithatë babai im ka qenë kapiteni i Milanit, unë kam luajtur dhe fituar shumë me këtë fanellë, ndërsa edhe im bir është pjesë e skuadrës, ndaj lidhja ime me kuqezinjtë nuk mund të vihet në diskutim për asnjë moment”, deklaroi Paolo Maldini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...