Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Maldini pranon vështirësinë e rinovimit me tre titullarë: Varet edhe nga vullneti i tyre

Në prag të ndeshjes ndaj Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve, Paolo Maldini është ndalur të flasë për merkaton e Milanit këtë verë dhe mbi të gjitha për rinovimet e kontratave, teksa pranoi negociatat me tre prej tyre.

Drejtori Sportiv i kuqezinjve të Milanos pranoi se klubi po punon për të rinovuar me lojtarë si Leao, Bennacer e Kalulu, por la të kuptohet se nuk do të jetë aq e lehtë të arrihet një marrëveshje.

“Kemi bërë një merkato shumë të mirë dhe jemi më të fortë se sezonin e kaluar, megjithatë objektivat duam t’i vendosim rrugës. Kemi nisur prej kohësh diskutimet për rinovimin e kontratës me Leaon, Bennacer e Kalulu, por nuk kemi akord ende. Rinovimet mund të jenë të lehta, ose të komplikuara. Vullneti i klubit dihet, por gjithçka varet nga vullneti i vetë futbollistëve”, deklaroi Maldini.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...