Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Maldini punon në heshtje, tre sulmues në listën e dëshirave

Merkato është kryefjala e momentit, ndërsa Milan dhe Maldini po shqyrtojnë me kujdes tregun dhe po përgatisin terrenin për merkaton e verës.

Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, Maldini ka bërë gati listën dhe kampionët e Italisë do synojnë njërin nga, David, Kolo Muani apo Okafor.

Jonathan David i Lille shihet potencialisht si objektivi që mund të realizohet, kjo për faktin se Lille dhe Milan i kanë  marrëdhëniet shumë të mira.

Noah Okafor (Salzburg) gjithashtu shihet si një objektiv i mundshëm pasi palët kanë kontaktuar, nisur edhe nga takimi i klubeve në Champions League.

Ai cili, ndoshta për momentin konsiderohet pothuajse mision i pamundur është Randal Kolo Muani. Sulmuesi i Frankfurt tregoi një formë të mirë në Katar dhe për të interesohen disa skuadra dhe kjo mund të komplikojë situatën e kuqezinjve.

Gjithsesi, mediet italiane bëjnë me dije se Maldini do të ndërhyjë me patjetër në merkato, pasi Milan ka nevojë për një sulmues që premton gola dhe energji të reja.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...