Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Maldini: Tomori është shumë i shtrenjtë, rinovimet në vendnumëro

Mbrojtësi anglez Fikayo Tomori iu bashkua Milanit gjatë merkatos së janarit, por i mjaftoi vetëm një muaj për t’i marrë vendin e titullarit kapitenit Alessio Romagnoli, teksa mbrëmë u bë protagonist me paraqitjen e tij në transfertën ndaj Romës.

Shumë i fortë në dyluftime, i shpejtë dhe mjaft i kujdesshëm në fazën mbrojtëse, ishin disa nga cilësitë që tregoi në fushë Tomori, që funksionoi më së miri në krah të danezit Kjaer dhe bëri që tifozët kuqezinj të “dashurohen” me të.

Megjithatë Drejtori Teknik i Milanit, Paolo Maldini ka ulur disi entuziazmin, teksa duke folur për mediat italiane, ka pranuar se blerja e kartonit të Tomorit në verë do të jetë e vështirë, duke qenë se vlera e tij përllogaritet rreth 28.2 milionë euro.

“Ishte një alternativë për të përforcuar ekipin për pjesën e mbetur të sezonit dhe e morëm. Mund të them se jemi të kënaqur me atë që po jep në fushë, por blerja e tij është pak e komplikuar, pasi kartoni kushton shumë. Në fund të sezonit do të diskutojmë sërish me drejtuesit e Chelsea-t, për të bërë ndonjë rivlerësim”, deklaroi Maldini.

Një tjetër çështje me të cilën po merren drejtuesit e klubit kuqezi, është edhe ajo e rinovimit të kontratave me yje të skuadrës si Gianluigi Donnarumma, Hakan Calhanoglu e Zlatan Ibrahimovic, të cilët janë lidhur me Milanit deri në fund të sezonit.

“Me këta të tre dhe përfaqësuesit e tyre flasim thuajse çdo javë për rinovimin, por momentalisht nuk kemi asnjë gjë të re, të rëndësishme. Ata janë profesionistë dhe punojnë në maksimum për fanellën që kanë veshur, por besoj se shumë shpejt do të vijë edhe rinovimi”, tha Maldini.

Në fund nuk ka munguar asnjë koment për pjesëmarrjen e Zlatan Ibrahimoviç në festivalin e këngës në Sanremo, gjë që është kritikuar shumë nga tifozët kuqezi në një moment mjaft delikat të sezonit.

“Ibra priti gjatë për rinovimin verën e kaluar, për shkak të problemeve që kishim ne si klub dhe kur nënshkroi, kishte marrë tashmë angazhimin për të marrë pjesë në Sanremo, ndaj nuk e kthente dot mbrapsht. Megjithatë ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, që di të trajtojë me seriozitet edhe një situatë si kjo”, deklaroi drejtori teknik i kuqezinjve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...