Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Maldini vazhdon punën për rinovimet, shqetëson situata me Leaon

Me merkaton e mbyllur tashmë, Paolo Maldini ka përqendruar punën te rinovimet dhe në harkun e pak ditëve ka firmosur kontratat e reja me mesfushorët Rade Krunic e Sandro Tonali, të cilët do të veshin fanellën kuqezi edhe për disa vite të tjera.

Megjithatë puna nuk mbaron këtu, pasi objektivi i radhës është firma mbi kontratën e re me qendërmbrojtësin e talentuar Kalulu dhe sulmuesin portugez Rafael Leao, të cilët janë rritur shumë në dy sezonet e fundit.

Francezi 22-vjeçar ka edhe tre vite kontratë dhe te Milani janë gati t’ia rinovojnë bashkëpunimin për shumë për t’i përmirësuar pagën, pasi nuk e kanë me nxitim, por situata është krejt ndryshe me Leaon.

Ky i fundit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, me Chelsean në krye dhe ka kontratë me Milanin deri në verën e 2024-ës, por nëse nuk rinovon brenda këtij sezoni, atëherë kuqezinjtë do të detyrohen ta shesin shumë më lirë verën e ardhshme.

Aktualisht Leao përfiton një pagë qesharake krahasuar me kontributin e tij në fushë, pak më shumë se një milionë euro, ndërsa Maldini është gati t’i ofrojë deri në 5 bashkë me bonuset, për ta blinduar deri në verën e 2027-ës.

Nga ana tjetër, menaxheri i Leaos, Jorge Mendes e ka bërë të qartë se nuk do të negociojë për më pak se 7 milionë euro, duke komplikuar jo pak situatën. Megjithatë Maldini synon që të sistemojë gjithçka para Botërorit të Katarit, pasi një paraqitje e mirë atje për Leaon, do ta komplikonte edhe më shumë punën.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...