Malisheva barazon me Drenicën dhe ruan vendin e shtatë

Malisheva-Drenica ishte sfida më e rëndësishme e javës së 34-t të Superligës së Kosovës pasi përplaseshin dy ekipe që ishin në kuotë të barabartë pikësh dhe që luftojnë për të shmangur vendin e 8-të, atë të “Play out”-it. U mbyll pa ftues ky takim (0-0), me skuadrën vendëse që ruajti vendin e shtatë falë epërsisë në takimet e drejtpërdrejta.
Ballkani, kampioni i saposhpallur i Kosovës, fitoi 0-2 në fushën e Feronikelit me gola të Krasniqit dhe Ajetit. Prishtina i shënoi tre gola Ulpianës, që sikurse Feronikeli ka rënë një kategori më poshtë, ndërsa Gjilani fitoi 2-4 në fushën e Llapit. Drita mori barazimin e tretë radhazi, pasi e mbylli pa gola takimin me Dukagjinin.
Rezultatet:
Drita – Dukagjini 0-0
Feronikeli – FC Ballkani 0-2
Llapi – Gjilani 2-4
Ulpiana – Prishtina 0-3
Malisheva – Drenica 0-0
