Superliga e Kosovës nisi këtë të shtunë javën e dytë të sezonit 2023-2024.
Malisheva “shkatërroi” Fushë Kosovën me fitoren 6-1, në një ndeshje që e dominoi të gjithën.
Lexo edhe:
- Seria A në DigiAlb/ Sezoni i ri me ofertën më të plotë televizive
- Ndeshja e “Play-Off” e Conference League, Struga zyrtarizon stadiumin ku do luajnë ndaj Breidablik
- “Nuk mund ta harrojmë atë”, Pochettino: I Kemi sytë nga Armando Broja!
- Ekskluzive/ Dajan Shehi transferohet në Kosovë, firmos me Gjilanin
Aliu zhbllokoi takimin në minutën e 23’, duke u dhënë avantazhin vendasve, ndërsa miqtë tentuan të reagonin dhe gjetën barazimin me Statovcin vetëm dy minuta më pas, duke bërë që kjo pjesë të mbyllej me barazimin 1-1.
Në fraksionin e dytë Malisheva u tregua e pamëshirshme, duke vazhduar me serinë e golave në minutën e 60’ dhe 67’ me Hazrollaj.
Në minutën e 84’ Aliu e çoi rezultatin në 4-1, ndërsa në minutën e 89’ Mustafa shënoi golin e pestë për vendasit.
Gjithçka u vulos në minutën e 90+4’, me Hazrollaj, i cili shënoi golin e fundit për Malishevën, duke bërë që kjo ndeshje të mbyllej me rezultatin 6-1.
Pas javës së dytë Malisheva kryeson me gjashtë pikë, teksa Fushë Kosova qëndron në vend të fundit me zero pikë.
Këtë të shtunë u luajt edhe ndeshja Liria-Drita e cila u mbyll me barazim pa gola.
Në këtë përballje Liria merr pikën e parë dhe renditet në vend të pestë, teksa Drita me katër pikë renditet në vend të dytë.
