Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Mallorca ka nevojë për versionin më të mirë të Muriqit”, Marca vlerëson sulmuesin dardan

Është kthyer Vedat Muriqi. Është realitet që sulmuesi i Mallorcas është ende larg nivelit të tij më të mirë pas dy muaj e gjysmë në infermieri, por me atë goditje me kokë që dha kundër Rayo Vallecanos sulmuesi dardan po i afrohet versionit të tij më të mirë.

“Kundërhelmi” më i efektshëm që Muriqi të kthehet ai që të gjithë presin është të “takohet” në vazhdimësi me golin.

Kjo ishte ajo që bëri kundër Rayos, një rival që “Pirati” e përfshiu plotësisht në garën për mbijetesë.

Goditja me kokë e Vedat në minutën e 91-të të ndeshjes vlejti tri pikë të arta për t’u larguar nga zona e rënies, por ishte gjithashtu një goditje se i jep energji sulmuesit, i cili e ka pasur të vështirë larg fushës.

Nuk kanë qenë javë të lehta për “Murin”, siç e thërrasin në dhomat e zhveshjes. Ai e ka pasur të vështirë të rigjejë gjendjen më të mirë fizike, diçka e logjikshme duke pasur parasysh përmasat e tij dhe dëmtimin që kaloi.

Pavarësisht se ishte i lënduar për gati tre muaj, me golin e shënuar kundër Rayos sulmuesi i Mallorcas tani është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij në ligë së bashku me Abdón Prats.

Lexoni edhe:

Natyrisht, golat e Muriqit i kanë mundësuar Mallorcas të marrë gjashtë pikë në kuadër të katër fitoreve që skuadra e Javier Aguirre ka në kompeticionin vendas. Kosovari shënoi në Vigo në fitoren 0-1 ndaj skuadrës së Benitezit dhe ndaj Rayos veshi përsëri petkun e shpëtimtarin.

Mallorca ka nevojë për versionin e tij më të mirë për të siguruar mbijetesën dhe për të ëndërruar në Kupës.

Muriqi, pas ndeshjes, ka folur me sinqeritet për atë që po përjeton:

“Kam dashur shumë të jem sërish Muriqi i vërtetë, të shënoj sërish gola. Jam shumë i lumtur, por duhet të vazhdojmë. Unë i dua shumë tifozët e Mallorcas dhe familjen time. Shpresoj që do të jemi këtu edhe për shumë vite.”

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...