Premier League

“Malore” që në start, çfarë i duhet trajnerit ten Hag për të kthyer “United Way”

Manchester United regjistroi nje disfatë zhgënjyese në ndeshjen hapëse të Premier League-s ndaj Brightonit. “Djajtë e Kuq” konfirmuan edhe një herë tjetër se problemet e sezoneve të fundit janë sërish aty, pavarësisht se skuadra tashmë drejtohet nga Erik ten Hag. Një humbje në “Teatrin e Ëndrrave”, që i tregon më së miri trajnerit holandez detyrën e vështirë që e pret: të rikthejë 20 herë kampionët e Anglisë në piedestalin e futbollit britanik, diçka që nuk e arritën as paraardhës të shquar si Louis Van Gaal apo Jose Mourinho.

Të luash në “Teatrin e Ëndrrave” në ditët e sotme është më e thjeshtë se kurrë dhe këtë e dëshmoi më së miri skuadra e Graham Potter. Mjaft e organizuar në fushë, duke ndërrmarrë rreziqe, por duke shfaqur edhe siguri në repartin mbrojtës. Manchester United u duk nervoz, me panik në ndërtimin e çdo aksioni dhe pa ide të qarta, jo më kot Ten Hag vijon ta kërkojë me ngulm Frenkie De Jong për të ridimensionuar plotësisht repartin e mesfushës.

Tekniku 52-vjeçar e bëri të qartë që në fillim se donte të kishte kontroll mbi strategjinë e transferimeve, duke parë dështimin në merkaton në hyrje në sezonet e fundit, por deri në këto momente janë afruar vetëm dy lojtarë nga Eredivisie: Lisandro Martinez dhe Tyrell Malacia dhe një me parametra zero, Christian Eriksen.

Për t’i mundësuar holandezit një skuadër kompetitive duhen së paku edhe dy afrime të tjera, në mesfushë dhe në repartin e sulmit. Krahas afrimeve, nevojitet koha e mjaftueshme që të implementohen idetë e trajnerit, derisa Man. United të rikthejë sërish identitetin e qartë të lojës “United Way”, të konsideruar kështu me të drejtë nga mbështetësit e “Djajve të Kuq”, për shkak të futbollit ofensiv dhe dominues.

Procesi i rindërtimit ka filluar, por me humbjen e parë në Premier League trajnerit Ten Hag iu bë e ditur përsëri pesha e  jashtëzakonshme që ka marrë përsipër mbi shpatulla.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency