Fitore të thjeshtë për Manchester City-n dhe Chelsea-n që u kualifikuan pa probleme për në raundin e 1/16-ave të FA Cup. Citiziens triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Birningham City në Etihad Stadium. Kualifikimin e Manchester City-t e vendosën tre gola të realizuar në pjesën e parë, 2 nga Bernardo Silva dhe një nga Phil Foden. 4-0 fitoi Chelsea ndaj Morecambe që luan në kategorinë e 4-t. Me nga 2 gola për çdo pjesë nga Mount dhe Werner në fraksionin e parë dhe Hudson-Odoi e Havertz në pjesën e dytë ishin mëse të mjaftueshëm që Chelsea të rikthehej te rezultatet pozitive dhe të kalonte me sukses formalitetit Morecambe. Surprizën e ditës e dhuroi Leeds Utd i Marcelo Bielsas që u mposht nga Crawley i kategorisë së 4-t me rezultatin e thellë 3-0. Golat për modestët e Crawley u realizuan të gjithë në pjesën e dytë.
