Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man.City fiton të 6-ën radhazi, Aston Villa në “tapet”!

Vazhdon momenti i artë për Manchester City-n në Premier League me skuadrën e Pep Guardiolës që regjistroi fitoren e 6-të radhazi në kampionat dhe të 9-ën rresht në të gjitha kompeticionet, pasi fitoi duelin e prapambetur të javës së 1-rë ndaj Aston Villas me rezultatin e pastër 2-0 në Etihad. Citiziens e dominuan takimin dhe pas një morie rastesh të shpërdorura sidomos në pjesën e dytë ku goditën edhe traversën me Joao Cancelon arritën më në fund të zhbllokonin shifrat me golin e Bernardo Silvas me një goditje nga distanca në minutën e 79-të. Më pas skuadra e Guardiolës fitoi edhe një 11-metërsh të cilin e kthehu në gol Ilkay Gundogan në minutën e 90-të. Me këtë fitore Manchester City barazoi Leicester City-n në krye në kuotën e 38 pikëve.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...