Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man. City i bën 5 gola Lutonit dhe ngjitet në krye, fiton edhe Brentfordi i Strakoshës

Man. City i bën 5 gola Lutonit dhe ngjitet në krye, fiton edhe Brentfordi i Strakoshës
Man. City i bën 5 gola Lutonit dhe ngjitet në krye, fiton edhe Brentfordi i Strakoshës

Manchester City bën mirë detyrat e shtëpisë, duke marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Lutonit dhe duke u ngjitur të paktën përkohësisht në krye të renditjes në Premier League.

Pep Guardiola kishte lënë pushim disa prej titullarëve që luajtën ndaj Realit të Madridit të martën në mbrëmje, megjithatë “citizens” morën avantazhin që në minutën e dytë pas autogolit të Hashioka.

Pjesa e dytë foli tërësisht për vendasit, që shënuan katër herë të tjera me anë të Kovaçiç, Haaland, Doku e Gvardiol, ndërsa Luton gjeti golin e nderit me anë të Barkley. Kjo fitore ngjit Manchester City-n në krye me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali i Liverpooli që zbresin në fushë nesër.

Lexo edhe:

Mori një fitore mjaft të rëndësishme për mbijetesën Brentfordi i Thomas Strakoshës, që mposhti 2-0 Sheffield United, me gardianin kuqezi që ndoqi sërish ndeshjen nga pankina.

Në sfidat e tjera, Burnley la dy pikë ndaj Brighton pas gafës së Aro Muriç 10 minuta para fundit, ndërsa Wolves dhe Nottingham Forest ndanë nga një pikë falë barazimit 2-2.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...