Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man.City “mbretëron” jo vetëm në fushë e merkato por edhe në arkëtime

Man.City shkëlqën dhe financiarisht. Vendi i parë në tabelën e klasifikimit, rezultate pozitive të njëpasnjëshme në këtë fillim sezoni dhe në fund bilanci ekonomik. Njësoj si në dy pikat e para ku cdo gjë po ecën në drejtimin e duhur  dhe tek e treta situata paraqitet tejet pozitive. Bilanci  ekonomik i Citizens për sezonin 2016-2017  regjistron shifra rekord  përsa i përket arkëtimeve . Pavarësisht shpenzimeve  në merkato dhe mungesës së titujve, arkëtimet kanë kapur  shumën e 530 milionë eurove, një rritje prej 21% krahasuar me një vit më parë, ku shifrat fiksoheshin në 430 milionë euro. Bilanci i këtij viti konsiderohet dhe si rekord në historinë e klubit anglez duke patur parasysh faktin se ky është viti i tretë radhazi për ta ku apsketi financiar po ecën me ritme të kënaqshme. Presidenti i Man.City, sheiku Khaldoon Al-Mubarak i cili mori në patronazh skuadrën ne 2008 është shfaqur entuziast në lidhje me arkëtimet, duke vënë theksin se struktura me të cilin punojnë ata po jep sinjalet e veta dhe në të ardhmen falë fitimeve,  shpenzimet në merkato për të përforcuar skuadrën, brenda rregullave të fair-play financiar nuk do të mungojnë. Më tej ai u shpreh se kjo shifër shumë shpejt  do të kapë shumën e 500 milionë sterlinave.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...