Barazim emocionues në “Etihat Stadium” mes Manchester Cityt dhe Evertonit, me skuadrën nga Liverpuli që nuk arriti të mbronte golin e shënuar nga Wayne Rooney në pjesën e parë. Edhe pse me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të lojës skuadra e Pep Guardiolës dominoi në lojë duke shmangur humbjen falëgolit të Stërling 8 minuta para përfundimit të sfidës.
Citizenz e kërkuan me ngulm golin por ishit të pafat teksa në minutën e 34-rt David Silva u ndaj nga shtylla.
Vetëm një minutë më pas Ëayne Rooney befasoi portierin Ederson me një goditje të shpejtë brenda zonës, me topin që u ndal në rrjtë.
Për Rooney ishte goli i dytë sezonal me Evertonin dhe i 200 në Premier League. Vetëm Alain Shearer ka shënuar me shumë se 32-vjecari në kampionatin anglez.
Ndëshkimi i Walker me kartonin e dytë të verdhë u duk se i dha goditjen përfundimtare Cityt, por vendasit të mbështetur edhe nga tifozët arritën të dominonin në fraksionin e dytë derisa në minutën 82 Raheem Sterling goditi fluturimthi duka ia prishur festën skuadrës nga Liverpuli.
Në minutën e 88 -të u barazuan forcat në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të Shniederlin, megjithatë rezultati nuk ndryshoi me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë pas një 90 minutëshi intensiv dhe ploit emocione.
