Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man.City nuk gabon, triumfon në transfertën delikate ndaj Wolves!

Manchester City i Pep Guardiolës merr tre pikët e para në sezonin 2020-2021 të Premier League. Citiziens të cilët debutimin e bënë në sfidën përmbyllëse të raundit të dytë, arritën të fitonin në transfertën ndaj Wolves me rezultatin 1-3. Një fitore e merituar për Manchester City-n që ishte më lart se kundërshtari në çdo aspekt. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë fillimisht me De Bruyne me penallti dhe më pas me talentin Foden pas asistit të Sterling. Wolves u përpoq të rikthehej në ndeshje në pjesën e dytë por golin e parë e gjeti vetëm në minutën e 78-të me sulmuesin meksikan Raul Jimenez. Gjithsesi vetëm kaq për skuadrën e Nuno Espirito Santo pasi tre pikët shkuan për City-n që vulosi fitoren me Gabriel Jesus që pas disa tentativave e gjeti golin në minutën e 95-të.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...