Manchester City përgatit të tjera largime gjatë kësaj merkato vereje. Pas Kolarov, Nolito, Hart dhe Zabaleta, Citizens do të vazhdojë me të tjera largime nga skuadra. Pjesë e spastrimit pritet të jenë Iheanacho, Mangala dhe Nasri, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, i cili u ka komunikuar të diskutojnë me agjentët e tyre për të gjetur sa më parë një sistemim.
