2 ndeshje pa fitore ishin shumë për Manchester City-n në Premier League. Skuadra e Pep Guardiola u rikthye te suksesi me goleadë në sfidën e javës së 10-të ndaj Burnley-t, teksa triumfoi në Etihad Stadium me rezultatin 5-0. Mahrez ishte njeriu i sfidës me tre gola të realizuar ndërsa gjetën rrugën e rrjetës për “qytetarët” edhe mbrojtësi francez Mendy dhe sulmuesi anësor spanjoll Ferran Torres. Me këtë fitore Citiziens u ngjitën në kuotën e 15 pikëve, 6 më pak se kryesuesit e Liverpool, por City ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur dhe ka mundësi për të rikuperuar edhe 3 pikë të tjera. Një sukses me peshë regjistroi Leeds United që triumfoi 0-1 me një gol të brazilianit Raphinha në transfertën Goodison Park ndaj Everton. Marcelo Bielsa fitoi duelin klasik ndaj Carlo Ancelottit.
