Premier League

Man. City shkon në dhomat e zhveshjes si kampion, por Gerrard i jep asist Liverpoolit

Premier League është në sprinitin final të sezonit, me Manchester Cityn dhe Liverpoolin që do të vendosin se cila do të ngrejë lart trofeun, teksa pas përfundimit të pjesëve të para, janë “citizens” ata që mbajnë vendin e parë.

Në “Etihad Stadium”, Steven Gerrard po nderon Liverpoolin, pasi Aston Villa e tij kryeson 0-1 falë një goli të mbrojtësit Cash, që ka komplikuar jo pak rrugëtimin e “citizens”, të cilët duhet të punojnë për përmbysjen në pjesën e dytë.

Megjithatë Liverpooli nuk arriti të përfitojë në pjesën e parë nga dhurata e Gerrard, pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Wolves në “Anfield Road” dhe me renditjen momentale barazon me pikë City-n, por mbetet i dyti për shkak të golavarazhit.

Tottenhami “blindon” vendin e katërt, pasi ia doli të shënojë dy herë në portën e Norëichit në pjesën e parë dhe me avantazhin e dyfishtë,. Vështirë se mund të ketë surpriza për Arsenalin, që gjithashtu kryeson 2-1.

Edhe gara e mbijetesës sheh Leeds United në Premier League pas pjesës së parë, pasi Burnley po humb në shtëpi 0-1 përballë Newcastle.

Rezultatet e pjesëve të para:

Renditja:

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency