Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man.City vijon ecurinë perfekte, merr fitoren e 9-të rresht në kampionat!

Manchester City nuk di më të ndalet. Skuadra e Pep Guardiolës siguroi fitoren e 13-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 9-ën rresht në Premier League, duke kryesuar e vetme edhe pas javës së 22-të me 47 pikë, 3 më shumë se Manchester United që ka zhvilluar edhe një ndeshje më tepër. Në transfertën e Turf Moor ndaj Burnley, skuadra e Pep Guardiolës fitoi lehtësisht me rezultatin 0-2 me 2 gola të realizuar në pjesën e parë, fillimisht nga Gabriel Jesus që në minutën e 3-të dhe më pas nga Raheem Sterling në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë, sistemi VAR i anuloi një gol algjerianit Riyad Mahrez për pozicion jashtë loje. U rikthye ndërkohë te suksesi edhe Leicester City që triumfoi në transfertën ndaj Fulham me rezultatin 0-2 falë golave të Iheanachos dhe James Justin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...