Barcelona e konsideron të pashitshëm, por klubet angleze nuk heqin dorë nga Sergi Roberto. Pas interesit të shfaqur nga Chelsea, është Manchester United që ka nisur ofensivën për mesfushorin e Barcës. Djajtë e Kuq i kanë ofruar, Barcelonës 40 milionë Euro për kartonin e Sergi Robertos i cili pëlqehet shumë nga Jose Mourinho për shkak të përshtatshmërisë së tij pasi bëhet fjalë për një futbollist polivalent që mund të luajë në cdo pozicion të mesfushës por edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Megjithatë me kërkesë të trajnerit Ernesto Valverde drejtuesit e klubit blaugrana kanë refuzuar ofertën e United.
