Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Man. United arrin marrëveshjen me Barçën për futbollistin holandez

Barcelona dhe Manchester United kanë arritur marrëveshjen për transferimin në “Old Trafford” të mesfushorit holandez Frenkie De Jong. Sipas mediave spanjolle, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një shifër që bashkë me bonuset mund të shkojë deri në 85 milionë euro.

Bëhet fjalë për një mesatare mes 100 milionë eurove të kërkuara nga katalanët dhe 60 milionëve të ofruara fillimisht nga drejtuesit e “djajve të kuq”, të cilët tani do të duhet të bindin edhe holandezin.

Natyrisht këtu misioni do të jetë më i lehtë, pasi vetë trajneri Eric Ten Haag, i cili lancoi De Jong në nivele të larta, do të investohet për ta bindur mesfushorin t’i bashkohet në aventurën angleze.

Nga ana tjetër, te Barcelona vetëm presin me interes që transferimi të kompletohet sa më shpejt, në mënyrë që të arkëtojnë para dhe të lirojnë vend për të federuar të tjerë futbollistë në ekip.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...