Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Man. United dhe Arsenal, Europa për të larguar zhgënjimin e kampionatit

Manchester United nuk është më skuadra që dominon Premier Leaguen, madje kjo ndodh që nga koha kur Sir Alex Ferguson, pas 27 viteve vendosi se mjaftonte me kaq për të mbyllur një karrierë madhështore. Pasardhësit, edhe pse mes tyre pati emra të kalibrit të lartë si Van Gaal e Mourinho, nuk ia dolën t’i rikthenin lavdinë edhe pse portugezi një Europa League e fitoi, por gjithsesi u konsiderua një përvojë jo shumë pozitive sepse nuk luftoi për titull.

Sezoni aktual pavarësisht barazimit me Liverpoolin ka qenë deri më tani zhgënjyes nën drejtimin e Solskjaer, vendi i 14-të në renditje dhe paraqitje jo bindëse, gjithsesi melodia ka qenë disi më e intonuar në Europa League ku kanë ardhur 1 fitore ndaj Astanës dhe një barazim në Alkmar, ky kompeticion mund të jetë dritarja e vetme për të shpëtuar një sezon që ka nisur me “faull në start” për ekipin britanik.

Gati-gati duket se skuadra nga “Old Trafford” po shndërrohet në një Arsenal, ekip më futbollistë të talentuar, por që kanë luhatje pa fund gjatë një edicioni. “Topçinjtë” nuk kanë pasur të njëjtin fillim sezoni si United, por gjithsesi peshorja anon më shumë nga paraqitjet negative se sa nga ato pozitive. Humbja e së hënës në Sheffild mund të jetë një sinjal tjetër alarmi për një ekip i cili pas vetëm 9 javësh ka një distancë prej 10 pikësh me kreun.

Londinezët ende nuk po gjejnë konfigurimin e duhur edhe pse shpenzuan 152 mln euro në merkato. Për momentin përsosmëri kanë shfaqur vetëm në Europa League, 2 fitore në dy takime, 7 gola të shënuar asnjë i pësuar dhe një talent që po kultivohet si Gabrial Martinelli, 2 gola në një takim të luajtur në këtë kompeticion.

Në stol është një ekspert si Emery i cili ka triumfuar 3 herë radhazi me Sevillën dhe edicionin e fundit shkoi deri në finalen e madhe ku u dorëzua përballë Chelseat, por a i mjafton Arsenalit Europa League për të pastruar figurën nga dështimet radhazi në Premier?!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...