Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man. United fiton dhe ngjitet në krye, Everton e nis vitin me humbje

Manchester United e ka nisur mbarë vitin 2021, pasi ka arritur të mposhtë Aston Villën me rezultatin 2-1 në “Old Trafford”, duke marrë një 3-pikësh që e ngjit përkohësisht në krye me 33 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli kampion në fuqi.

“Djajtë e kuq” gjetën avantazhin në minutën e 40′ me anë të sulmuesit francez Anthony Martial, por miqtë rikthyen baraspeshën në minutēn e 58′ me golin e shënuar nga Traore.

Vetëm 3 minuta më vonë mesfushori francez Paul Pogba fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi saktë fantazisti portugez Bruno Fernandes, duke shënuar golin që i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Më herët Everton u mposht në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 nga West Ham. Mesfushori çek Soucek shënoi golin e vetëm në “Goodison Park” tre minuta para fundit të ndeshjes dhe u dha tri pikë të arta londinezëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...