Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man.United fiton me përmbysje, blindon vendin e 2-të!

Manchester United blindon vendin e 2-të në Premier League. Në Old Trafford, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer regjistroi fitoren e 3-të rresht në kampionat, pasi mposhti 2-1 me përmbysje Brighton, në një sfidë të cilën United e luajti më mirë. Djajtë e Kuq, goditën shtyllën që në minutat e para të sfidës me Greenwood, por ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh pa u mbushur ende çerek-ore lojë me një ish si Danny Welbeck. Gjithsesi reagimi i United erdhi në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishte Marcus Rashford që në minutën e 62-të i shërbyer nga portugezi Bruno Fernandes barazoi rezultatin. Golin e fitores për skuadrën e Solskjaer e realizoi talenti Greenwood 7 minuta para fundit duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së Solskajer që e ngjitën në kuotën e 60 të tillave.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...