Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man.United “hap krahun” në garën për titull, ndalet nga WBA!

Manchester United “hap” krahun në garën për titull. Tjetër hap fals i Djajëve të Kuq të cilët në javët e fundit kanë humbur shumë terren ndaj Manchester City-t kryesues dhe tashmë e shohin veten 7 pikë prapa me një ndeshje më shumë të luajtur. Skuadra e Solskjaer nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën përballë West Bromwich Albion. Sulmuesi i ardhur në huazim nga Galatasaray-t në merkaton e dimrit, Mbaye Diagne kaloi në epërsi WBA-në pa u mbushur ende dy minuta lojë.

Por United arriti të gjente baraspeshën me Bruno Fernandes në minutën e 45-të me portugezin që realizoi një supergol. U duk sikur pjesa e dytë do të sillte edhe përmbysjen e skuadrës së Solskjaer por Manchester United, nuk arriti dot të shënonte edhe golin e dytë, duke u larguar vetëm me 1 pikë nga kjo transfertë. Ndërkohë që skuadra e Sam Allardyce mori një pikë të artë në garën për mbijetesë. Në ndeshjen tjetër të javës së 24-t atë mes Southampton dhe Wolves, u shënuan shifrat finale 1-2 me ujqërit që arritën të përmbysnin golin e realizuar nga Ings në pjesën e parë me finalizimet e dy portugezëve Neves dhe Neto.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...