Merkato

Man. United heq dorë nga Rabiot dhe komplikon afrimin e Paredes te Juventusi

Adrien Rabiot dhe Manchester United largohen ndjeshëm, duke komplikuar planet e merkatos së Juventusit. “Djajtë e kuq” dhe torinezët kishin arritur një marrëveshje paraprake, por mesfushori francez pretendon një pagë shumë të lartë, duke stepur kështu drejtuesit e klubit anglez.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, Manchester United është gati të braktisë pistën Rabiot, për të hedhur sytë te ndonjë mesfushor tjetër, pasi kërkesa dhe oferta janë shumë larg njëra-tjetrës.

Kjo lëvizje e fundit komplikon jo pak planet e merkatos së Juventusit, që pa shitur më parë njërin mes Rabiot dhe Arthur, nuk mund të marrë Leandro Paredes nga Paris Saint Germain, pasi do të shtoheshin shumë numrat në repartin e mesfushës.

Rabiot kërkoi me ngulm largimin nga Juventusi në fillim të kësaj vere dhe nuk udhëtoi me klubin në turin veror, megjithatë mamaja menaxhere e tij duket se pretendon një pagë vërtetë të lartë për të birin, që as Manchester United nuk e ka luksin ta paguajë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency